Shokuese: Lojtarët e Bocas sulmohen nga tifozët e River Plate

Shokuese: Lojtarët e Bocas sulmohen nga tifozët e River Plate

Skena tronditëse kanë ndodhur në prag të ndeshjes së kthimit finale të Copa Liberatdores mes River Plates e Boca Juniorsit, pasi tifozët vendas i kanë gjuajtur lojtarët vizitorë me gaz lotsjellës.

Raportohet se Carlos Tevez dhe disa lojtarë të tjerë të Bocas janë duke vjellë në dhomat e zhveshjes.

Boca ka kërkuar që lojtarët të kontrollohen nëse janë në gjendje për të luajtur.

Në ndeshjen e parë dy javë më parë, Boca dhe Riveri barazuan 2-2, ndërsa ndeshja e kthimit në shtëpinë e Riverit pritet të zhvillohet nga ora 21:00.

Shpërndaje në: