E FUNDIT: Shtyhet ndeshja mes River Plate kundër Boca Juniors, ja kur fillon
Ndeshja mes River Plate kundër Boca Juniors, e cila ishte planifikuar të fillonte nga ora 21:00 është shtyrë për 60 minuta.
Kjo për shkak të disa incidenteve të shkaktuara nga tifozët vendas, transmeton Periskopi.
Së pari gjatë hyrjes në stadium me autobus, tifozët sulmuan lojtarët dhe autobusin e Boca Juniors.
E më pas kjo vazhdoi edhe në fushë, kur lojtarët dolën për nxemjet e zakonshme.
Ndeshja pritet të nisë nga ora 22:00. /Periskopi/



