Interi rikthehet te fitorja, bindshëm ndaj Frosinones (VIDEO)
Interi ka arritur fitore të lehtë në Giuseppe Meazza, duke e mposhtur 3:0 Frosinonen.
Keita Balde shkëlqeu në këtë fitore të skuadrës së Spallettit, duke shënuar në minutat e 10-të dhe të 82-të, ndërsa në të 57-tën asistoi te Lautaro Martinez.
‘Zikaltërit’ ngjiten në vendin e dytë me 28 pikë, 9 më pak se lideri Juventus, teksa Frosinone gjendet në pozitën e parafundit me 7 pikë. /Periskopi/



