Reagon edhe Puyol: Ky nuk është futboll, ky është turp!
Finalja më e diskutueshme mes River Plate dhe Boca Juniors ka marrë vëmendjen e botës.
Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter, duke e quajtur turp atë që është duke ndodhur në Argjentinë, përcjell Periskopi.
Qué pena las noticias que llegan de Argentina… Así no se vive el fútbol. VERGÜENZA!!!
— Carles Puyol (@Carles5puyol) November 24, 2018
”Sa turp për lajmet që vijnë nga Argjentina… Kjo nuk është se si jetohet futbolli. Turp!”, ka shkruar Puyol.
Ndeshja pritet të nisë në orën 23:15, me kohën tonë lokale. /Periskopi/



