Adelina Tahiri flet për herë të parë për raportin me vajzën e burrit të saj
E ftuar në “Prive”, sot Adelina ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin, lajmet që kanë qarkulluar për to si edhe për raportin që ka me vajzën e Serjoza Markovit të cilën ai e ka nga martesa e mëparshme. Adelina është shprehur se me vajzën e bashkëshortit ka marrëdhënie korrekte dhe e respekton.
“Burri im ka të gjitha të drejtat për vajzën e vetë, si çdo prind që fëmijën e vetë e do më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë i blej asaj dhuratë. Ajo ka nënën e vetë, nuk mund të më dojë mua si nënën e vetë, as nuk e dëshiroj atë, thjesht kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Vajza e do babain tmerrësisht shumë, por mua nuk më ka njeri të familjes që të konceptojë si të afërt, që është gjë normale. Nuk kemi urrejtje, jo dashuri, marrëdhënie normale”, u shpreh Adelina.




