Boca Juniors kërkon nga Conmebol të pezullojë ndeshjen

Boca Juniors kërkon nga Conmebol të pezullojë ndeshjen

Finalja e shekullit është kthyer në finalen e turpit, aq sa ndeshja më e shumëpritur e Libertadores, ajo mes River Plate dhe Boca Juniors u shty, për shkak të incidenteve të shumta që ndodhën para fillimit të saj të shtunën në mbrëmje.

Organizatorët vendosën që finalja të luhet sot në mbrëmje (ora 21:00) në stadiumin “Monumental”, por ka gjasa që as sot kjo ndeshje të mos luhet, shkruan Periskopi.

Related image

Mediat në Argjentinë raportojnë edhe për kërkesën e veçantë të ekipit të Bocas.

Ata kanë kërkuar nga Conmebol që ndeshja të pezullohet krejtësisht, pasi shumica e lojtarëve janë të hospitalizuar, duke filluar nga kapiteni Perez.

Megjithatë, kjo kërkesë pritet të hidhet poshtë dhe ndeshja të fillojë ashtu siç është planifikuar.

Policia ka shtuar në numër forcat e tyre për t’u përkujdesur se çdo gjë do shkojë në mënyrën e duhur. /Periskopi/

Shpërndaje në: