Dikur e kritikoi, ish-lojtari i Liverpool i bie pishman për Shaqirin: Nuk besova se është kaq i mirë

Dikur e kritikoi, ish-lojtari i Liverpool i bie pishman për Shaqirin: Nuk besova se është kaq i mirë

Është e drejtë të thuhet se Xherdan Shaqiri ka tejkaluar pritjet e shumicës së njerëzve pas transferimit të tij prej 13.5 milionë funtash në Liverpool nga Stoke City në verë.

Zviceriani u quajt ‘joprofesional’ dhe ‘i turpshëm’ nga ish-lojtarët e Manchester United Gary dhe Phil Neville gjatë finaleve të Kupës së Botës në Rusi, pasi sipas tyre ai nuk ishte në gjendje të mbante Stoke Cityn në Ligë sezonin e kaluar, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Jurgen Klopp e kishte të qartë se Shaqiri do të përmirësonte skuadrën e tij – dhe kjo i kaloi edhe pritshmërite e trajnerit gjerman.

Në nëntë paraqitje në Premier Ligë për Reds, Shaqiri ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar katër asistime, çka e bën edhe më të vështirë që ai të lihet jashtë formacionit.

Një njeri që dyshoi se Shaqiri do të shkëlqente në Anfield ishte edhe ish-mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam, vlerësimet e të cilit tronditën tifozët e Liverpool.

Adam kishte thënë se Shaqiri është një nga ata ‘të ashtuquajturit lojtarë të mëdhenjë’, duke e kritikuar atë për largimin nga Stoke.

Liverpool FC v Fulham FC - Premier League

Por çfarë mendon Adami për Shaqirin pas katër muajve të parë në Anfield?

Mesfushori skocez, duke folur për Goal të dielën, dha mendimin e tij të sinqertë për paraqitjet e ish-shokut të tij të skuadrës.

”Dëgjo: ai shkoi në Liverpool dhe po bën ndeshje të pabesueshme, aq të mira”, tha Adam.

“Thashë atë që kam thënë, por ai është një lojtar i mrekullueshëm, nuk ka dyshim për këtë”.

p1ct5jgsvq11301dop14881ge1b0g9.jpg

”Ishte vetëm një shqetësim për të se a do të hyjë në ekipin e Liverpoolit? Si Liverpool do të gjejë hapësirë ​​në ekipin e tyre për të?”

“Por ai është futur pa bërë zhurmë dhe nuk po kthehet mbrapa”, vazhdoi ai, përcjell në shqip Periskopi. /Periskopi/

Shpërndaje në: