Finalja e Copa Libertadores mund të zhvendoset në një kontinent tjetër
Finalja e shumëpritur mes River Plate dhe Boca Juniors mund të zhvendoset në një kontinent tjetër.
Pas vendimit të shtyerjes së ndeshjes për një datë të pacaktuar, ESPN ka zbuluar se ndeshja mund të luhet në një kontinent tjetër, më saktësisht në atë aziatik, përcjell Periskopi.
Kjo për shkak se neni 18 i Conmebol parasheh që në këto situata ndeshja të mos luhet brenda Amerikës Latine.
¡ATENCIÓN! En #SportsCenter te contamos que si llegara a decidirse el martes que la final de la Libertadores no se juegue en el Monumental, CONMEBOL analiza que se juegue directamente en Abu Dhabi y el campeón se quedaría allí por el Mundial de Clubes. pic.twitter.com/PEMu0vxSiN
— SportsCenter (@SC_ESPN) November 25, 2018
Në rast se vendoset që ndeshja të mos luhet në ‘Monumental’, atëherë stadiumi më i afërt është ai i Abu Dhabi.
Fituesi i trofeut nuk do ketë nevojë të rikthehet në Argjentinë, pasi vetëm pak ditë më pas pritet të nisë edhe Botërori i Klubeve që mbahet pikërisht në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të martën do merret vendimi zyrtar nga presidentët e dy klubeve dhe Conmebol. /Periskopi/



