Emery tregon arsyen pse e la në stol Ozilin
Unai Emery ka deklaruar se Mesut Ozil nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Bournemouth, me Arsenalin që çoi në 17 rradhazi numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon.
Ozil ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes, që ‘Topçinjët’ e fituan 1:2, teksa nuk mori pjesë as në nxemjet e zakonshme, përcjell Periskopi.
Emery më pas shpjegoi se preferonte të përdorte lojtarë të cilët mund të përballonin një ndeshje fizike dhe la të kuptohej se nuk i besonte lojtarit të tij më të paguar për ta kryer një punë të tillë.

”Ne menduam se si mund të jemi më të mirë në ndeshje, një ndeshje që duhej fiziku dhe intensiteti”, u shpreh tekniku spanjoll kur u pyet për mesfushorin turko-gjerman.
”Por çdo lojtar është i rëndësishëm për ne. Kemi punuar sot dhe është një mundësi tjetër për t’u përmirësuar ose për të gjetur performancën tonë më të mirë si skuadër”.
”Në fillim të sezonit ne flisnim çdo ditë për nevojën për të qenë konkurrues. Duhet të organizohemi, ne kemi nevojë për cilësi individuale për të përmirësuar performancën tonë”.
”Është e njëjtë edhe sot. Varet. Kjo varet se si ndeshje po shkon, çfarë rezultati është. Vendosa për një tjetër opsion. E dinim që ky është një stadium i vështirë, një ekip i vështirë”, shpjegoi ai lënien në stol të Ozil. /Periskopi/



