Futbollisti i Kosovës dhe i Shqipërisë festojnë bashkë dhe me shqiponjë, kroatët të mahnitur (FOTO)

Futbollisti i Kosovës dhe i Shqipërisë festojnë bashkë dhe me shqiponjë, kroatët të mahnitur (FOTO)

Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati janë dy lojtarët që kanë origjinë dhe ekip të njëjtë, por luajnë në shtete të ndryshme.

Ata janë pikë referente e Lokomotivës së Zagrebit, teksa Uzuni luan tek Shqipëria ndërsa Kastrati te Kosova, shkruan Periskopi.

Falë kësaj dyshe, Lokomotiva gjendet në vendin e dytë në ligën kroate, arritja më e madhe në dekadën e fundit deri tani.

Dhe sot ekipi i tyre barazoi 2:2 në shtëpi përballë Osijek, derisa njëri nga golat u shënua nga Myrto Uzuni.

Ky i fundit zgjodhi ta festonte golin me shqiponjë bashkë me Kastratin, për të treguar se shqiptarët nuk ndahen kurrë.

Kjo i ka rënë në sy edhe ekipit të Lokomotivës që kanë postuar foto të dyshes në rrjetet sociale. /Periskopi/

Shpërndaje në: