Adele zbulon problemet me depresionin pas lindjes
Por në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’, këngëtarja ka rrëfyer betejën e saj të gjatë me depresionin, që nisi menjëherë pasi lindi djalin.
“Pata një periudhë shumë të vështirë depresion post-natal. Ajo që dija unë për këtë sëmundje është kur nuk do të qëndrosh me fëmijën tënd, kur shqetësohesh se mund t’i bësh keq apo merakosesh se nuk po vepron siç duhet me të.
Por unë isha shumë e fiksuar më fëmijën tim. Më dukej vetja e papërshtatshme. Më dukej sikur kisha marrë vendimin më të keq të jetës sime”, ka rrëfyer 28-vjeçarja.




