Interi me mungesë të madhe ne ndeshjen decizive kundër Tottenham
Alo e djathtë e Interit, Sime Vrsaljko duket se do të mungojë kundër Tottenham Hotspur, pasi që është stërvitur vetmas sot.
Kroati u lëndua në ije gjatë ndeshjeve me Kombëtaren dhe nuk u paraqit as në fitoren kundër Frosinones në këtë vikend.
Sot, ai është stërvitur i ndarë përsëri, me vetëm dy ditë deri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve e ku duket se do të jetë jashtë.
Vrsaljko pritet që mos të udhëtojë për Londër, e cila ndeshje pritet të jetë kruciale që Nerazzurri të kaloi në fazën e 16 skuadrave më të mira në Europë.
Nëse skuadra Luciano Spalleti i shmanget humbjes, do ti duhej vetëm një barazim kundër PSV’së në ndeshjen e fundit, pasi që kështu do të kalonte grupin për shkak të ndeshjeve më të mira me njëra-tjetrën në mes tyre



