Bayerni nuk dorëzohet për Wengerin

Bayerni nuk dorëzohet për Wengerin

Bayern Munich raportohet se po mendon akoma që ta bëjë trajner të ekipit, Arsene Wengerin.

Wengeri është pa punë që nga kjo verë kur u largua nga Arsenali pas 22 vjetësh, teksa ka përsëritur se nuk dëshiron të pensionohet.

Bayerni, në anën tjetër, po përballet me rezultate të dobëta nën udhëheqjen e Niko Kovaçit. Me nëntë pikë prapa liderit Dortmundi, Bayerni është vetëm i pesti në Bundesligë.

Kovaçi pritet të largohet, ndërsa “Bild” raporton se kryesia e Bayernit ka nisur të mendojë për zëvendësim.

Emri i Wengerit është përmendur disa herë, me Bayernin që e konsideron serioz emrin e tij.

Shpërndaje në: