Pique shpallet fajtor, ky është dënimi
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është sërish në telashe për sjelljen e tij në timon. Pasi u dënua në vitin 2015 të paguajë 10.500 euro pasi pati një mosmarrëveshje me policinë bashkiake, e cila e kishte gjobitur vëllanë e tij për një parkim të gabuar, sot është deklaruar fajtor për drejtim të mjetit më datë 31 gusht, pa pikë në patentë.
Pique ka dëshmuar mëngjesin e të hënës në gjykatë duke u deklaruar fajtor për “krime kundër sigurisë në trafik”, dhe duke pranuar të paguajë një dënim prej 48.000 euro. Mbrojtësi i Barcelonës ishte ndalur nga policia bashkiake më datë 31 gusht në një rrugë qendrore të qytetit katalanas.



