Mbappe tregon problemin e PSG-së

Mbappe tregon problemin e PSG-së

Kampion i botës me Francën, Kylian Mbappe e di që ai dhe shokët e ekipit të PSG  duhet të jenë më mirë, por gjithashtu beson se ata nuk po “humbasin shumë”.  Mbappe tregon se PSG po ngec në Champions League, por nuk beson se janë larg nga “qartësimi i ujërave”.

Aktualisht janë në vend të tretë në Grupin C, poshtë Napolit dhe Liverpoolit. Ata kanë marrë vetëm një fitore ndaj Crvena Zvezdas, kanë barazuar në të dy përballjet me Napolin dhe kanë humbur me Liverpoolin. Gjithsesi PSG-ja ka ende në dorë fatin e saj, në rast se fiton me Liverpoolin dhe me Crvena Zvezdan mund të shkojë më tej.

“Ne kemi pasur një ngecje deri tani, por po vrapojmë dhe tani kemi fatin në duart tona. Mendoj se që të fitosh një garë duhet të qartësosh gjërat. Ne nuk po humbasim shumë. Nuk është shumë, por në të njëjtën kohë është goxha sepse në nivelin më të lartë të futbollist detajet janë më të rëndësishme”, ka thënë Mbappe.

“E kam thënë gjithmonë që Champions League është gara më e mirë sepse përballen lojtarë të një niveli të lartë. Është kënaqësi të luash ndaj mbrojtësve të mirë, të ndihmon të zhvillohesh dhe të nxjerrësh më të mirën. Është thjesht kënaqësi, dua edhe më shumë nga kjo”, ka shtuar sulmuesi francez.

Shpërndaje në: