Mundi Barcelonen dhe Partizanin e Beogradit, dekorohet Flamurtari

Mundi Barcelonen dhe Partizanin e Beogradit, dekorohet Flamurtari

 

Në pallatin “Petro Marko” në Vlorë, sot është zhvilluar ceremonia e dekorimit të skuadrës së Flamurtarit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Flamurtari është ekipi i lavdishëm i viteve 1986 dhe 1987, ekip që arriti 2 barazime dhe 1 fitore me Barcelonën e madhe dhe gjunjëzoi Partizanin e Beogradit.

Në këtë Vit të Skënderbeut, Heroit Kombëtar, skuadra e madhe vlonjate që bëri histori në Evropë, u dekorua me “Kalorësin e Urdhrit të Flamurit”. E jo rastësisht ceremonia bëhet në prag të Ditës së Flamurit.

Kreshnik Çipi, kapiteni i Flamurtarit të asaj kohe, mori këtë dekoratë në emër të atij ekipi.

Rrapo Tahos, iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Me këtë titull, u vlerësuan edhe Pero Ruci, pas vdekjes, Latif Gjondeda, Sokol Kushta, Kreshnik Çipi.

Shpërndaje në: