Legjenda e Arsenalit emërohet trajner i skuadrës angleze
Campbell ka qenë i lidhur edhe me postin e trajnerit të Oxford United para se Karl Robinson të emërohej në mars.
Gjithashtu, ai ishte intervistuar për këtë punë edhe tek Oldham dhe Grimsby më herët këtë vit.
44-vjeçari e ka shijuar një karrierë të suksesshme me klubet si Spurs, Arsenal dhe Portsmouth, si dhe e ka përfaqësuar Anglinë në tre Kampionate Botërore, para se të pensionohej në vitin 2012.
Campbell ka qenë së fundmi duke punuar te Kombëtarja U-21 e Anglisë në stafin teknik.
Macclesfield, klub i cili është rikthyer në Ligën e Futbollit sezonin e kaluar, është në vendin e fundit në Ligën e Dytë dhe i ka fituar vetëm dy ndeshje kampionale këtë sezon.



