David Luiz zbulon fjalët e Sarrit pas humbjes ndaj Tottenham
Chelsea ishte i pamposhtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet deri në momentin e përballjes me Tottenham në Wembley, ku u mposht 3:1.
Por kjo humbje erdhi pas edhe një loje të tmerrshme nga lojtarët e ‘Bluve, sidomos nga gabimet e repartit defanziv, transmeton Periskopi.
Një nga fajtorët e kësaj humbje, David Luiz ka zbuluar fjalët e trajnerit Maurizio Sarri pas humbjes në dhomat e zhveshjeve.

”Askush nuk është i lumtur, natyrisht që edhe trajneri”.
”Ai gjithmonë është përpjekur të bëjë më të mirën për ne dhe ne për të, por ai është i mërzitur si gjitha pjesa tjetër”.
”Sarri ka qenë nervoz edhe kur kemi fituar ndonjëherë. Ai na tha fjalë motivuese pas ndeshjes dhe është mirë të kesh një trajner të tillë”, zbuloi braziliani./Periskopi/



