Tifozët e AEK sulmojnë ata të Ajaxit me bomb, situata tensionohet – të lënduarit në spital
Udhëtimi i Ajax në Ligën e Kampionëve në AEK Athinë ka përfunduar në kaos pasi një bombë me benzinë u eksplodua brenda stadiumit dhe tifozët mysafirë ishin të përfshirë në përleshjet e përgjakshme me policinë dhe mbështetësit grekë.
Të dy ekipet po luajnë në një ndeshje të Grupit E në Greqi të martën mbrëma – por situata mori kahje tjetër në tribuna, përcjell Periskopi.
Policët gjithashtu ishin pjesë e kësaj trazire, teksa videot tregojnë sigurinë e dobët që posedojnë grekët në ndeshjet e futbollit.





Policia shpërndau tifozët e AEK, të cilët hodhën shishe plastike dhe objekte të tjera në mbështetësit e Ajax.
Asnjë i arrestuar deri në këto momente, por tifozët mysafirë kanë mbetur të lënduar pas hudhjes së asaj bombe me benzinë.
Më poshtë mund të shihni momentin e shpërthimit të bombës. /Periskopi/
Dit gebeurde zojuist in het uitvak. #aekaja pic.twitter.com/GOhlczX5FZ
— Daniel Dwarswaard (@DanielDwars) November 27, 2018
Nothing to see here, just an AEK fan lobbing a firework into the Ajax end. pic.twitter.com/JVDi3BCjbL
— Football Tweets (@FutballTweets) November 27, 2018



