Juventusi e Reali në fazën tjetër, United triumfon në fund (VIDEO)

Juventusi e Reali në fazën tjetër, United triumfon në fund (VIDEO)

Juventusi ka kryer detyrën dhe ka mposhtur Valencian me rezultat 1 me 0, për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Goli i Mario Mandzukic në fillimin e pjesës së dytë, pas asistimit të Cristiano Ronaldo vendosi edhe fatin e kësaj ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=_-d5ckpO4cg

Valencia në ndeshjen e rradhës takohet me Manchester United, të cilët fituan në fund në shtëpi ndaj Young Boys, falë golit të ‘xhokerit’ Marouane Fellaini.

‘Djajtë e Kuq’ edhe zyrtarisht janë kualifikuar për në fazën tjetër të kompeticionit më prestigjioz në Europë.

Real Madridi është këndellur duke arritur fitore të rëndësishme, si mysafir i Romës.

Ekipi i Solarit arriti fitore solide 2 me 0, duke kuptuar se humbja ndaj Eibar ishte aksidentale.

Goli i parë për ‘Los Blancos’ erdhi gjatë pjesës së dytë, kur mbrojtësi vendas Fazio gaboi duke e kthyer topin me kokë, ndërsa përfitoi Gareth Bale që shënoi.

https://www.youtube.com/watch?v=giKgmcpsjgQ

Rezultatin përfundimtar e vulosi Lucas Vazquez.

https://www.youtube.com/watch?v=E7pSKvUosBM

Të dyja ekipet kualifikohen për në fazën e 16 më të mirave, me Realin që ka përparësi të madhe të përfundojë në vendin e parë. /Periskopi/

Shpërndaje në: