Ylli i Chelseat mungon ndaj PAOK, Sarri i shqetësuar
Eden Hazard do ta humbasë ndeshjen me PAOK për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, ka konfirmuar trajneri Maurizio Sarri.
Ylli belg do mungoj për ndeshjen që luhet nesër në Stamford Bridge ndaj grekëve, por do jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Fulham, transmeton Periskopi.
Sarri, i cili gjithashtu zbuloi se Victor Moses do të humbasë përplasjen ndaj PAOK-ut për shkak të lëndimit të shpinës, pranon se ka disa shqetësime në lidhje me Hazardin për shkak të formës së tij të fundit dhe gjendjes fizike të tij.

”Problemi i fundit është Moses. Kam biseduar me mjekun 10 minuta më parë dhe Moses ka një problem në shpinë. Unë mendoj se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë”.
”Pastaj, Hazard sigurisht, nuk ka një dëmtim serioz. Mendoj se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë nesër, por mendoj se do të jetë në gjendje të rikthehet për ndeshjen e ardhshme të Premier Ligës”.
I pyetur se për formën shqetësuese të Eden Hazard, ku kanë kaluar pesë ndeshje pas shënuar gol, italian përgjigjet: ”Jam i shqetësuar sepse 25 ditë më parë ai pati probleme me shpinë, tani ka me kyçin e këmbës”. /Periskopi/



