Faktet që tregojnë se Liga e Kampionëve është kompeticioni i Ronaldos
Pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo vazhdon të impresionoj edhe tek skuadra e Juventus.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias, 33-vjeçari u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin 100 fitore në këtë kompeticion, shkruan Periskopi.
Por jo vetëm ky rekord, për yllin portugez ky kompeticion është më i preferuari i tij, duke e fituar edhe pesë herë[më shumë se sa gjithë futbollistët në histori të LK], katër me Real Madridin dhe një me Manchester United.

Faktet tjera që dëshmojnë se Cristiano Ronaldo sundon mbi Ligën e Kampionëve është edhe numri i golave, plotë 121 sosh, më shumë se çdo kush tjetër.
Po ashtu futbollisti i lindur në Madeira ka edhe më shumë asiste nga të gjithë në Ligën e Kampionëve. 35 është numri i asisteve që Ronaldo ka arritur t’i bëjë prej se ka debutuar në kompeticionin më prestigjioz në Europë.
Këto fakte dëshmojnë më së miri se çfarë ndikimi ka pasur Ronaldo në fitimin e Ligës së Kampionëve katër herë nga Real Madridi gjatë periudhës sa ka qenë portugezi lojtari i tyre.
Ky kompeticion padyshim mund të quhet edhe si ‘Ronaldo League’, ndërsa aktualisht si lojtari i Juventus synon ta fitojë për herë të gjashtë personalisht. /Periskopi/



