Ronaldo apo Messi? Jo, ky është futbollisti që nuk luan fare, por është më i pasuri

Ronaldo apo Messi? Jo, ky është futbollisti që nuk luan fare, por është më i pasuri

E pëlqeni apo jo, futbollistët në ditët e sotme paguhen me shuma marramendëse.

Futbollistët si Cristiano Ronaldo apo Leo Messi ‘rrëmbejnë’ rreth një milionë euro në muaj nga paga e klubeve ku luajnë, transmeton Periskopi.

Aty nuk llogariten edhe paratë që marrin nga sponsorët, sepse mund edhe të çmendeni se sa para fitojnë këta dy futbollistë.

Në të vërtetë, gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Megjithatë, teksa Messi dhe Ronaldo mund të jenë dy lojtarët më të mirë në botë, ata nuk janë në fakt ‘futbollistët më të pasur në botë’.

Në vend të tyre, kjo kurorë me sa duket i shkon Faiq Bolkiah, lojtarit të Leicester. Por kush është Bolkiah?

20-vjeçari nuk luan futboll në ekipin e parë, por është nipi i Sulltanit të Bruneit[shtet aziatik] – i cili ka pasuri me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.

Përkundër kësaj, Bolkiah ende po përpiqet të bëhet një futbollist profesionist dhe nënshkroi një marrëveshje afatgjate me Leicesterin në vitin 2016, përcjell Periskopi.

Para se të nënshkruante me Leicester, ai kishte tratativa me Southamptonin dhe Arsenal, teksa shpenzoi një vit edhe tek Chelsea.

Por duket se Leicester e ka harruar që e posedon atë si futbollist, pasi tash e dy muaj nuk ka ndonjë njoftim për të. Njoftimi i fundit u bë në shtator, kur ai u ftua nga kombëtarja e Bruneit.

Ai gjithashtu ishte i përfshirë në fotot e skuadrës së dytë të bëra për sezonin 2018/2019, ku vet Bolkiah i shpërndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Por me sa duket, ai nuk e ka një të ardhme me skuadrën angleze.

20-vjeçari qëndron në Leicester ndoshta për ta humbur kohën ose për të ndjekur ëndrrën, pasi është i ‘mbuluar’ me para. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: