FIFA, Kosova ngritet për gjashtë pozicione
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar ranglistën më të re pas përfundimit të ciklit të ndeshjeve për Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për gjashtë pozicione, pasi renditet e 131, ndërsa në ranglistën e kaluar ishte në pozitën e 137, shkruan Periskopi.

Kualifikimi për në fazën finale të Ligës së Kombeve ka qenë edhe shkaktari kryesor i ngritjes për gjashtë vend të ‘Dardanëve’, të cilët pritet t’i shohim shumë shpejt brenda 100 kombëtareve më të mira.

Shqipëria vazhdon të qëndroj në pozitën e 60, falë asaj fitoreje në miqësoren kundër Uellsit.
![]()
Në pjesën e liderëve, Belgjika vazhdon të kryesoj duke u ndjekur nga Franca e Brazili. /Periskopi/




