Klopp kritikon Neymarin: Ke gabuar profesion

Klopp kritikon Neymarin: Ke gabuar profesion

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shpërthyer me kritika kundrejt ylli të Paris Saint-Germain, Neymar.

PSG mposhti me rezultat 2 me 1 Liverpoolin mbrëmë, për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës së Jurgen Klopp për kalimin në fazën e 16 më të mirave, transmeton Periskopi.

Ylli brazilian shkëlqeu në fitoren e ekipit francez, derisa vazhdoi me rrëzimet e tij të zakonshme në fushë pas ndërhyrjeve të ashpëra nga lojtarët e ‘Të Kuqëve’.

Image result for Neymar vs Liverpool

”Neymar sigurisht që ka gabuar profesion, ai rrëzohet aq shpesh sa ndoshta nuk mund të numërosh”.

”Të rrëzohesh sikur je gati për të vdekur dhe të ngritesh pas disa minutave, meriton çdo herë karton të verdhë”, u shpreh gjermani. /Periskopi/

Shpërndaje në: