Wilder tregon mënyrën se si do ta nokautojë Furyn
Ndeshja mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka filluar të ndizet.
Përveç konfliktit që patën në matjet zyrtare, Wilder u përkujdes që t’i jep flakë edhe më shumë këtij dueli, shkruan Periskopi.
Ai tregon saktësisht se si do ta nokautojë Furyn, pasi deri tani në mendjen e tij e ka bërë 75 herë.

”E kam sfiduar atë tashmë 75 herë në mendjen time. E lejoj mendjen time të mendoj gjëra të tilla”.
”Vazhdimisht në imagjinatën time unë e nokautojë kundërshtarin tim, dhe kështu do të ndodhë edhe të dielën”, u shpreh Wilder.
Ky i fundit nga 40 fitore, 30 prej tyre i ka arritur me KO. /Periskopi/



