Rumania – Kosova, përfundon ndeshja me këtë rezultat

Rumania – Kosova, përfundon ndeshja me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Rumanisë e Kosovës, e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021.

Kosova ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 83:88. “Dardanët” u paraqitën pa asnjë lojtar të huaj, por edhe përkundër këtij fakti po thuaj gjatë gjithë ndeshjes ishin rivalë të barabartë me rumunët.

Giordan Watson me 19 e Alez Olah me 15 pikë ishin më efikasit te vendësit, ndërsa Lis Shoshi me 29, Dardan Berisha me 24 e Gëzim Morina me 22 pikë ishin më të dalluarit te Kosova.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 2 dhjetor si mysafire e Maqedonisë.

Shpërndaje në: