Liga e Kampionëve zbulon golin më të mirë të javës

Liga e Kampionëve zbulon golin më të mirë të javës

UEFA Champions League ka zbuluar Golin e Javës, dhe ai është goli i Arjen Robbenit.

Holandezi shënoi një supergol ndaj Benficas në kuadër të Grupit E, shkruan Gazeta Express.
Bayern Munich shënoi fitore të thellë 5-1 ndaj skuadrës portugeze, në këtë ndeshje Robben shënoi dy gola.

Klubi bavarez ka siguruar pjesëmarrjen në fazën eliminatore, aktualisht është në pozitën e parë me 13 pikë, 3 më shumë se Ajaxi në vendin e dytë, me të cilin do të takohet në ndeshjen e fundit, ku do të tentojë fitore që të mbetet në pozitën e parë.

 

 

Shpërndaje në: