United vazhdon me zhgënjime, barazon me Sotton (VIDEO)
Manchester United shpëtoi nga humbja, pasi ishte në disavantazh prej dy golave si mysafir i Southampton.
Vendasit e nisën furishëm takimin, kur vetëm pas 20 minutave lojë arritën të shënonin dy gola. I pari u shënua nga Armstrong (13′).
Ndërsa i dyti u ekzekutua në mënyrë prefekte nga Cedric Soares, që shënoi nga gjuajtja e lirë.
Me kalimin e kohës United u ringjallë, duke ngushtuar diferencën nëpërmjet Romelu Lukaku (33′), i cili edhe gjeti golin pas 13 ndeshjeve.
Ander Herrera (39′) pranoi mjaft mirë asistin e Rashford dhe barazoi gjithçka për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë pritej një dominim i ekipit të Jose Mourinhos, i cili nuk ndodhi dhe ndeshja përfundoi baras 2 me 2.
‘Djajtë e Kuq’ pozicionohet në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Southampton në pozitën e 18 me 9 pikë. /Periskopi/



