Challandes i dërgon selam Anglisë: Nuk e kemi lehtë, por ne jemi Kosova

Challandes i dërgon selam Anglisë: Nuk e kemi lehtë, por ne jemi Kosova

Bernard Challandes e ka komentuar Grupin A, në të cilin gjendet Kombëtarja e Kosovës

Në Dublin të Irlandës u tërhoq shorti për kualifikimet e Euro 2020, shkruan GazetaMetro.

Kosova është në Grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Pas shortit Bernard Challandes ka dhënë mendimin e tij për grupin në të cilin gjendet Kosova.

Tekniku i Kosovës është i vetëdijshëm për skuadrën që ka Anglia, por nuk i frikësohet atyre.

Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova,” ka thënë Challandes.

“Nuk mund të mendojmë se është grup i lehtë. Anglia është skuadër e fortë dhe këtë e dimë, mirëpo me skuadrat e tjera mundemi të rivalizohemi.

“Këto ndeshje do të na shërbejnë për ndeshjen me Maqedoninë,”.

Kujtojmë që dy vendet e para kualifikohen në Euro 2020, por Kosova ka mundësinë që të sigurojë biletën e Kampionatit Evropian nëpërmjet play-offit të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë.

Në rast se Kosova mposhtë Maqedoninë si dhe më pas fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi atëherë Dardanët kualifikohen direkt në Euro 2020.

 

Shpërndaje në: