Cardi B shpenzon mijëra dollarë për flokë dhe thonjë
Këngëtarja e famshme Cardi B, ka zbuluar shpenzimet marramendëse që ajo ka për “regjimin” e saj të bukurisë.
26 vjeçarja, e njohur si ylli i rap-it, ka pohuar përmes rrjetit social Instagram që shpenzon nga 1 mijë dollarë vetëm për të rregulluar flokët dhe thonjtë e saj.
“Më tregoni faqezinjë diçka, po bëhet çdo ditë e më shtrenjtë, përnjëmend po bëhet çdo ditë e më shtrenjtë për ne gratë”, ka shkruar ajo në rrejtin social Instagram.
“E dini që nuk jemi në të 2000- tat e hershme dhe m** më duhet të paguajë 1000 dollarë për të bërë flokët, thonjtë, vetullat…”, ka shkruar Cardi B, e cila është e famshme për gjuhën e saj vulgare, dhe u shfaq mjaft e inatosur me shpenzimet e saja.
Ylli i lindur në New York, emri i vërtetë të së cilës është Belcalis Almanzar, ka vazhduar duke treguar për shumat që shpenzon në bizhuteri, dhe gjëra të tjera si depilime, fenirime, dhe gjëra që hynë siç thotë ajo në “regjimin” e saj të bukurisë.



