Barcelona merr lidershipin përkohësisht (VIDEO)

Barcelona merr lidershipin përkohësisht (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore 2 me 0 ndaj Villarreal, për ta marrë edhe lidershipin e La Liga-së përkohësisht.

Goli i parë u shënua nga Gerard Pique me kokë, pas asistimit të Ousmane Dembele, në fraksionin e parë.

Më pas ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa në fundin e ndeshjes shënoi talenti Carles Alena, i cili vulosi rezultatin 2 me 0.

‘Blaugranasit’ ngjiten në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa ‘Nëndetsja e Verdhë’ vazhdon me ndeshje të dobëta, teksa pozicionohen në vendin e 17 me 14 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: