E jashtëzakonshme: Pesë ndeshjet e Super Ligës përfundojnë baraz

E jashtëzakonshme: Pesë ndeshjet e Super Ligës përfundojnë baraz

Diçka e jashtëzakonshme ndodhi në pesë ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll.

Të gjitha këto sfida përfunduan baraz.

Në sfidën e zhvilluar në Pejë, të parët që kaluan në epërsi ishin kampionët në fuqi, të cilët shënuan nëpërmjet Behar Maliqit.

Golin e barazimit për vendësit e shënoi mbrojtësi Arbër Prekazi në minutën e 65-të.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultat 1:1, ku golin për vendësit e shënoi Diar Mustafa, ndërsa për Gjilanin shënoi Sali Kosumi.

Rezultatet tjera:

Liria 1:1 Drenica

Hajvalia 0:0 Ferizaj

Drita 2:2 Trepça /Periskopi.com

Shpërndaje në: