I droguari Maradona sulmon gazetarin, kjo është arsyeja (VIDEO)
Diego Armando Maradona u filmua teksa i dha një grusht gazetarit, pasi dështoi të promovohej në kampionatin elitar të Meksikës.
Ekipi i Maradonas, Doradi ishte në avantazh pas ndeshjes së parë[1-0], por në të dytën ata dështuan pasi humbën 4:2 pas lojës shtesë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4:3, shkruan Periskopi.
Pasi përfundoi ndeshja, ish-legjenda argjentinase në sektorin e mediave sulmoi gazetarin duke e goditur me grusht.
The always cool, calm and collected Diego Maradona, after his Dorados team lost this weekend.pic.twitter.com/PNfEsvpOz5
— 32Red (@32Red) December 3, 2018
58-vjeçari dukej jashtëzakonisht i zemëruar, teksa falë turmës së madhe nuk ndodhi një incident më i madh.
Maradona ishte dënuar ta ndiqte ndeshjen nga tribuna, dhe madje ishte fotografuar duke pirë një birrë pasi ekipi i tij luajti ndeshjen e dytë të dielën./Periskopi




