Organizohet vrapimi për vetëdijësimin kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Organizohet vrapimi për vetëdijësimin kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Shoqata e vrapuesve të Kosovës, e njohur si “Team KTRA”, pjesë e së cilës është edhe alpinistja e njohur nga Peja  – Arineta Mula – po i bashkohet gjashtëmbëdhjetë ditëve të fushatës kundër dhunës ndaj vazjave dhe grave përmes një vrapimi që do të mbahet më 6 dhjetor.

“Bashkohuni me ne në një vrapim në mbrëmje për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si pjesë e Fushates Globale 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. ishni diçka portokalli (nëse mundeni) për të treguar angazhimin tuaj për të luftuar dhunën, duke veshur ngjyrën zyrtare të fushatës. #OrangeTheëorld. Ju mirëpresim”, është postimi që shoqata ka bërë në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook. Duke iu bërë thirrje të gjithë të interesuarve për të ngritur ndërgjegjësimin për veprime kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, që t’i bashkohen vrapimit.

 

Vrapimi do të nis nga hapësira e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në orën 17:30, të enjten.

Diku 22 mijë viktima të dhunës, kryesisht vajza dhe gra, janë të evidentuara në Kosovë.

 

Shpërndaje në: