Tifozët e Man Utd e “shkarkojnë” Mourinhon (FOTO)
Jose Mourinho ka një problem të ri. Pas krizës së rezultateve në periudhën e fundit, ai ka një telashe po aq të madhe.
Tifozë të Manchester United kanë krijuar një llogari në Twitter e cila bën thirrje për largimin e Mourinhos nga posti i menaxherit, përcjell ‘Lajmi.net’.
Ata nuk e konsiderojnë portugezin si trajnerin e duhur për ta kthyer ekipin në majat e futbollit anglez dhe atij evropian.




