Zyrtare: Del lista e plotë për Topin e Artë, ky është fituesi

Zyrtare: Del lista e plotë për Topin e Artë, ky është fituesi

Një foto e publikuar në rrjetin social Twitter ka njoftuar edhe fituesin e Topit të Artë për vitin 2018.

Luka Modric do jetë fituesi i Topit të Artë për këtë edicion, duke thyer dominimin 10 vjeçar të Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, transmeton Periskopi.

Cristiano Ronaldo do të jetë i dyti, ndërsa Grizmann do jetë futbollisti i tretë më i mirë.

Jashtë podiumit do mbetet Kylian Mbappe që është i renditur i katërti, ndërsa Leo Messi ka përfunduar në të pestin.

Ceremonia e Topit të Artë pritet të fillojë nga ora 21:00, por tashmë lista është zbuluar nga një burim i sigurt dhe dihet se kush do jetë më i miri i vitit 2018. /Periskopi

Image may contain: phone

Shpërndaje në: