Ibrahimovic me deklaratën e vitit për ‘Topin e Artë’, sulmon presidentin Florentino Perez

Ibrahimovic me deklaratën e vitit për ‘Topin e Artë’, sulmon presidentin Florentino Perez

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic njihet për deklaratën kontraverse.

E një të tillë e ka bërë edhe sa i përket ‘Topit të Artë’, që këtë sezon shkoi në duart e mesfushorit të Real Madrid, Luka Modric, përcjell Periskopi.

Related image

”Tani e kuptoj që Florentino Perez ka qenë duke garuar me Leo Messin për Topin e Artë, dhe jo Ronaldo”, tha sulmuesi suedez duke aluduar se presidenti i Los Blancos ka gisht në çmimin që jepet nga France Football.

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë dy lojtarët që e kanë fituar më së shumti ‘Topin e Artë’, me nga pesë herë secili.

Këtë vit për befasi, ylli argjentinas u rendit në vendin e pestë, ndërsa portugezi i dyti. /Periskopi

Shpërndaje në: