Shokon Jorge Mendes: United “shumë i lumtur” me dështakun Mourinho
Agjenti i Jose Mourinhos, Jorge Mendes, ka lëshuar një deklaratë të rrallë në të cilën ngulmon se trajneri i Manchester United është i kënaqur në klub dhe se bordi është shumë i lumtur me ‘klientin e tij’, përcjell Periskopi.
Mourinho ka qenë në konflikt permanent që nga viti i dytë i tij në United për shkak të politikës së tyre të transferimeve. Ai donte më shumë se 300 milionë euro në vit. Marrëdhënia e tij me Paul Pogban poashtu është problem. Por, edhe forma katastrofale në ligë, ku kanë mbetur 18 pikë pas liderit Manchester City.
“Ka pasur shumë thashetheme që Mourinho do ta lë Unitedin,” i ka thënë ai the Telegraphit, përkthen Periskopi. “Është krejt e pavërtetë. Jose-ja është i lumtur në klub dhe klubi është i lumtur me të. Ai e ka një kontratë afatgjatë me ta dhe është krejtësisht i përkushtuar që klubi të ndërtojë një projekt solid fitues.” /Periskopi



