U shpall trajneri më i mirë në botë, ai shkon në Southampton e thotë se është i çmendur

U shpall trajneri më i mirë në botë, ai shkon në Southampton e thotë se është i çmendur

France Football dha çmimin për trajnerin më të mirë në botë, krahas Topit të Artë. Atë e mori Ralph Hasenhuttl.

Së fundi, ai nënshkroi kontratë me ekipin që po vuan në Premier Ligë, Southampton. “Kloppi Alpin” më parë e kishte menaxhuar me shumë sukses ekipin RassenBallsport Leipzig, shkruan Periskopi.

Ai bëhet trajneri i parë austriak që vjen në Premier Ligë.

Ralph ka rrëfyer se ka spiunuar sesionet stërvitore të Dortmundit dhe Monchengladbachut me dylbi. Ja çka thotë vetë ai:

“Është më mirë të jesh i panjohur shkaku që nëse krejt të njohin atëherë ata flasin sepse të njohin – dhe kështu s’mund të koncentrohesh në trejninng,” shpjegoi ai. “Isha poashtu në Itali kur Gjermania po përgatitej për Kupën e Botës sepse ishte me interes për mua. Në këtë mënyrë ndoshta jam pak i çmendur por kjo më bëri trajner më të mirë.”

Hasenhuttl do të ketë punë shumë të vështirë te Southamptoni që ka mungesa të lojtarëve cilësorë në shumë reparte. /Periskopi

Shpërndaje në: