Chelsea ia shkakton humbjen e parë Cityt (VIDEO)

Chelsea ia shkakton humbjen e parë Cityt (VIDEO)

Chelsea ka arritur ta fitojë derbin e javës ndaj Manchester Cityt, në Stamford Bridge. 

‘Blutë’ u shfaqën në perfeksion këtë ndeshje, saqë nuk i dhanë gati asnjë shans ‘Qytetarëve’.

Chelsea shënoi në rastin dhe goditjen e vetme të pjesës së parë me autor N’Golo Kante, që pranoi asistin e Eden Hazard.

Fraksioni i dytë solli fillim të vrullshëm për vendasit që rrezikuan me Willian e Hazard.

Manchester City kishte posedimin, por nuk arrinte të krijonte ndonjë rast.

Zhvillohej minuta e 78-të kur pas një goditje nga këndi, David Luiz me kokë i dha fund shpresave të mysafirëve për rezultat pozitiv, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon Pep Guardiolës.

Chelsea mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse City zbret në pozitën e dytë me 41 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: