Sonte luhet finalja e Copa Libertadores, River Plate – Boca Juniors

Sonte luhet finalja e Copa Libertadores, River Plate – Boca Juniors

Në ‘Santiago Bernabeu’ luhet ndeshjen e dytë e finales së Copa Libertadores pas një vonese prej dy javësh, për shkak të dhunës në Buenos Aires.

Ndeshja, e cila pritej të luhet në stadiumin ‘Monumental’ të River Plate, u shty për shkak të dhunës së ushtruar nga tifozët e këtyre të fundit ndaj lojtarëve të Boca Juniors, përcjell Periskopi.

Image result for boca bus attack

Pritej të luhej menjëherë pas një dite, por përfundimisht u zhvendos të luhej në një terren neutral në Evropë, duke zhgënjyer jashtë mase të dyja klubet.

‘Superclasico’ luhet sonte me fillim nga ora 20:30, në Santiago Bernabeu.

River Plate është vendas në këtë takim, ndërsa ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2 me 2. /Periskopi

Shpërndaje në: