Modric trondit kampin madrilen: Benzema nuk shkëlqeu shkaku i Ronaldos
Luka Modric ka mbrojtur karrierën e sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema, duke këmbëngulur se talenti i tij është nënvlerësuar.
Benzema po i afrohet një dekade me Realin, pasi u bashkua me klubin në vitin 2009.
Ai ka shënuar 202 gola në 433 ndeshje për gjigantët spanjollë, duke e bërë atë golashënuesin e shtatë më të mirë në historinë e klubit, shkruan Periskopi.

Megjithatë, mesfushori kroat ka thënë se prezenca e Cristiano Ronaldos në ekip i ka eklipsuar të gjithë lojtarët dhe jo vetëm francezin.
”Prania e Cristiano Ronaldos te Reali eklipsoi atë dhe shumë lojtarë të tjerë, pasi ai tërhiqte vëmendjen e të gjithëve në media. Por Karim është po aq i talentuar sa Cristiano, një makinë golash, çka e ka vërtetuar gjatë këtyre viteve me fanellën e Realit”.
”Njerëzit ende nuk e kuptojnë se sa i mirë është ai dhe se sa i rëndësishëm është për ne”, deklaroi Modric. /Periskopi



