Tifozët serbë kërcënojnë Thaçin e Haradinajn: Kemi gati ushtrinë!

Tifozët serbë kërcënojnë Thaçin e Haradinajn: Kemi gati ushtrinë!

Tifozët e skuadrave serbe vazhdojnë që sportin ta “shfrytëzojnë” edhe për çështje politike. Diçka të tillë së fundi kanë bërë edhe tifozët e skuadrës së Crvena Zvezdas.

Plani për themelimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe vënia e taksës 100 për qind për produktet serbe ka irrituar tifozët e saj.

Ata (Delije) gjatë një ndeshje futbolli kanë shpalosur një pankartë ku shkruan “Ushtria veriore është gati për Thaçin dhe Haradinajn” shkruan telegraf.rs.

Ky është vetëm një nga rastet që tifozët serbë veprojnë në këtë mënyrë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga UEFA dhe FIFA.

Shpërndaje në: