Ylli i Manchester United i bie pishman që u transferua në Old Trafford

Ylli i Manchester United i bie pishman që u transferua në Old Trafford

Mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në Serie A, duke pranuar se atij i mungon Italia.

29-vjeçari kaloi tek ‘Djajtë e Kuq’ nga Torino në vitin 2015, por ka luftuar vazhdimisht për të treguar veten në Old Trafford, veçanërisht nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Ai ka bërë vetëm tre paraqitje deri tani në Premier Ligë, kundrejt tetë sosh që pati sezonin e kaluar. Trajneri portugez preferon më shumë Antonio Valencian dhe Ashley Young, transmeton Periskopi.

Related image

Duke folur për Gazzetta dello Sport, Darmian tha: “Duhet ta them, me të vërtetë më mungon Serie A dhe Italia tani”.

”Unë e di se jam në një nga klubet më të mira në botë dhe jam krenar që jam në Manchester United, por më mungon Italia. E dua vendin tim”, u shpreh ai. /Periskopi

Shpërndaje në: