Reali fiton me ‘zor’ ndaj skuadrës së fundit në tabelë (VIDEO)
Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir i Huescas, duke fituar me rezultat minimal.
‘Los Blancos’ nisën furishëm takimin duke shënuar vetëm pas tetë minutave me Gareth Bale.
Kur pritej që Reali të shënonte edhe golin e dytë, vendasit u shfaqën vazhdimisht të rrezikshëm, sidomos gjatë fundit të 20 minutave.
Por fati ishte në anën e skuadrës së Solarit, që arriti të merrte tre pikë mjaft të vështira.
Reali ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, kurse Huesca vazhdon të jetë në fundin e tabelës. /Periskopi



