Zyrtare: Wilder dhe Fury do të boksojnë sërish
Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të rindeshen edhe njëherë në ringun e boksit.
Ky lajm është konfirmuar nga WBA për BBC Sport, përcjell në shqip Periskopi.
Wilder arriti me mjaft mund ta mbroj titullin, falë edhe dy nokauteve që i bëri ndaj boksierit britanik, pasi ky i fundit ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ndeshja përfundoi me barazim.

“Wilder dhe Fury dhanë për boksin një nga ndeshjet më të mira në peshat e rënda në një kohë të gjatë, gjë që ka krijuar kërkesa të jashtëzakonshme popullore për tifozët për të parë një rimeç”, tha një nga anëtarët e WBC për BBC Sport.
“WBC është e lumtur të konfirmojë se rimeçi është miratuar nga të dyja palët”.
Për vendin dhe kohën nuk është vendosur ende, por kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Sipas spekulimeve të fundit, kjo ndeshje pritet të luftohet në ‘Old Trafford’. /Periskopi



