Përleshje dhe arrestime, ja çfarë ndodhi realisht në Therandë

Përleshje dhe arrestime, ja çfarë ndodhi realisht në Therandë

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:0 dhe është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Megjithatë, pas ndeshjes u raportua se kishte përleshje mes të dyja tifozërive, çka u desht edhe ndërhyrja e policisë.

E vërteta është që përleshja ka ndodhur, por jo mes dy tifozërive, shkruan Periskopi.

Burimet e Periskopit bëjnë me dije se tifozët mysafirë ‘Skifterat’ kanë pasur probleme me policinë dhe përleshja ka ndodhur pikërisht me ta.

Gjithashtu, ky burim tregon se tifozëria vendase ‘Xhebrailat’ në ato momente ishin duke e festuar fitoren bashkë me skuadrën, ndërsa nuk kanë pasur asnjë lidhje me atë se çfarë ka ndodhur pas ndeshjes.

Nga zëdhëndësi i Policisë së Kosovës nga rajoni i Prizrenit, Vesel Gashi është konfirmuar se ka pasur dy të arrestuar dhe disa të lënduar.

Nuk dihet ende shkaku që ka ardhur deri në përleshjen mes ‘Skifterave’ dhe policisë. /Periskopi

Shpërndaje në: