Milan vazhdon me zhgënjime, barazon me Torinon (VIDEO)

Milan vazhdon me zhgënjime, barazon me Torinon (VIDEO)

Milan nuk ka arritur dot ta shfrytëzoj gabimin e rivalëve për t’u shmangur nga ndjekja për një vend në Ligën e Kampionëve nga Lazio e Roma.

‘Rossonerët’ barazuan pa gola në shtëpi ndaj Torinos, një ndeshje e baraspeshuar gjatë 90 minutave.

Heroi i mbrëmjes ishte padyshim portieri Donnarumma, i cili priti goditjen me kokë të Belottit në pjesën e parë.

Pjesa e dytë e vuri Milanin më kërkues, por pa ndonjë rezultat.

Milan mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, teksa Torino dy pozita më poshtë me 22 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: