Lëndim i rëndë në gju, mbyllet sezoni për mbrojtësin e Arsenalit
Unai Emery ka telashe me lëndimet e lojtarëve.
Në ndeshjen mes Arsenalit dhe Manchester United, Rob Holding u largua me barelë nga fusha e blertë.
Mbrojtësi u pa që pësoi një lëndim të rëndë, por sot ka ardhur dhe njoftimi për shkallën e tij të dëmtimit.
23-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në gjurin e majtë dhe do të duhet t’i nënshtrohet operacionit. Duke qenë se bëhet fjalë për një lëndim në pjesën e kryqëzimit të gjurit, Holding do të qëndrojë jashtë fushave për nëntë muaj.
Një lajm mjaft i keq për Arsenalin, që do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve që trajneri Unai Emery i besonte shumë në mbrojtje.



